Gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, Presidenti francez Emmanuel Macron ka paraqitur në publik planin e tij për investime në novacione dhe prodhim.

Nën emrin “Franca 2030”, ky plan parasheh që gjatë viteve të ardhshme të investohen rreth 35 miliardë dollarë për studime për një sektor industrial të qëndrueshëm dhe pa karbon.

Franca synon që deri në vitin 2030 të jetë udhëheqëse në botë në sektorin e hidrogjenit të gjelbër dhe ndërtimin e reaktorëve më të vegjël bërthamorë, transmeton VOA.

Macron tha se udhërrëfyesi i quajtur ‘Franca 2030’, do të garantonte eliminimin masiv të karbonit në industrinë e vendit dhe do të mundësonte inovacion dhe më shumë prodhim të sektorëve që merren me ndërtimin e shtëpive, prodhimin e makinave, zhvillimin e biomjekësisë dhe energjinë.

“Ne duhet të punojmë njëkohësisht për novacion dhe industrializim, nuk mund të zgjedhim midis njërës apo tjetrës, duhet të punojmë në dy drejtime. Kjo nënkupton që kërkohet investim i madh i fondeve publike dhe private. Na duhet një vend që prodhon më shumë”, tha zoti Macron para një grupi sipërmarrësish.

Plani i presidentit francez është kritikuar nga opozita, të cilët i shohin përpjekjet si fushatë zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *