Një 43 vjeçar është duke u hetuar si i dyshuar për vrasjen e Madeleine McCann, vajzës britanike e cila u zhduk në vitin 2007 derisa ishte me pushime në Portugali.
I dyshuari, i cili nga mediat gjermane është identifikuar si Christian B, është duke kryer burgim.
Siç transmeton BBC, prokurorët gjermanë e kanë marrë “si të vërtetë” se McCann është e vdekur, edhe pse ende nuk ka ndonjë informacion për te apo për trupin e saj.
Ndërkohë, derisa të mërkurën u bë publik hetimi për të dyshuarin e ri, policia ka bërë thirrje për ndihmë nga publiku.
I dyshuari besohet të ketë qenë në vendin ku vajza Madeleine, atëkohë tre vjeçare, ishtë zhdukur derisa ishte me pushime në Portugali bashkë me familjen e saj.