Në ditët e para të muajit qershor do të hapen kufijtë tokësor të Malit të Zi.

Kështu ka njoftuar Kryemnistri Dushko Markoviq i cili tha se kufijtë do të hapen për qytetarët e vendeve që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik.

“Vendet e para me të cilat do të hapen kufijtë janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria, Greqia, dhe mundësisht edhe disa vende tjera rajonale,” tha Markoviq, transmeton Top Channel.

.”Ne do të hapim kufijtë për vendet që kanë një status të ngjashëm epidemiologjike. Ne nuk do të kërkojmë asnjë provë speciale. Të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i presin ata në vend, dhe cilat rregullore duhet të respektojnë. Dhe besoj se kjo është e mjaftueshme në këtë moment për të parandaluar importin e virusit në Mal të Zi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *