Me 42 vota për, në parlamentin me 81 ulëse, është miratuar në Mal të Zi njohja ligjërisht e çifteve të komunitetit LGBT.
Ka qenë Blanka Radoseviq Maroviq, drejtore në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, ajo e cila e ka konfirmuar lajmin, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Kështu, Mali i Zi është bërë vendi i parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që legalizon partneritetin civil mes personave të gjinisë së njëjtë.
“Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e (Malit të Zi), maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese” ka thënë kryeministri malazez, Dushko Markoviq përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.