Nga dita e hënë, Mali i Zi fillon zbatimin e masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet kanë njoftuar se në të gjitha pikat kufitare personat që qarkullojnë, si shteteasit malazezë dhe ata të huaj, duhet të paraqesin dëshmi që jo vetëm janë vaksinuar plotësisht por dhe që nuk u ka kaluar më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe disa masa të reja në luftën kundër koronavirusit, të cilat do të zbatohen nga 31 dhjetori deri më 12 janar të vitit të ardhshëm, transmeton VOA.

Sipas autoriteteve shëndetësore ka një rritje me 81% të rasteve të reja të regjistruara në dy javët e fundit.

Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë (811), Nikshiq (112), Cetinë (106), Kotorr (103), ndërsa në Ulqin u regjistruan 8 raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *