Për herë të parë pas 30 vitesh, në Mal të Zi zgjedhet një qeveri pa qenë brenda saj Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviqit.
Zgjedhjet parlamentare të mbajtura në muajin gusht i dhanë fund kontrollimit të qeverisë nga presidenti Gjukanoviç. Ky i fundit dominoi skenën politike në vend që nga shpërbërja e Jugosllavisë.
Të premten, me votat e 41 deputetëve, nga gjithsej 81 në Parlamentin e Malit të Zi, u zgjodh Qeveria e re e kryesuar nga Zdravko Krivokapiç.
Qeveria e re do të ketë një nënkryetar dhe 12 ministra.
Dritan Abazoviq nga URA, u zgjodh i vetmi nënkryetar, kështu që, meqenëse Aleksa Beqiq, nga demokratët u zgjodh më parë kryetar i parlamentit, tre udhëheqësit e koalicionit fitues zunë pozicionet kryesore në vend.
Mandati i Milo Gjukanoviçit merr fund në vitin 2023. Vendi ndodhet para një bashkëjetese, por që tani krerë të partive qeverisëse kërkojnë arestimin e kreut të shtetiti. Ata thonë, se Gjukanoviç ka përdorur shtetin në sundimin e tij 30 vjeçar për të shumuar pasurinë e tij marramendëse. Presidenti e mohon këtë, transmeton DW.
Lexo më shumë këtu