Pas zgjedhjeve të djeshme skena politike duhet të ideologjizohet më qartë, thotë analisti Agon Maliqi.
Duke reaguar pas rezultateve të votimeve të djeshme, ku partia Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me mbi 48% të votave, Maliqi ka analizuar natyrën e atyre votuesve që mundësuan këtë ndryshim.
“Të gjithë ata votues që u turrën në masë, duke i thyer besnikëritë e vjetra politike, treguan se nuk janë militantë, por prej tani e tutje do të jenë votues të lëkundur që do të dinë të kërkojnë llogari”, ka shkruar Maliqi në Facebook.
Ai ka paralajmëruar se institucuionet “mbeten të brishta ndaj diktateve politike”, derisa si sfidë kryesore në të ardhmen e sheh forcimimin e standardeve demokratike.