Deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, ka rikujtuar se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka qenë në favor në ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Gjatë një bisede për Euronews, politikani evropian theksoi se nuk ka takuar kosovar tjetër që përkrah këtë ide.

“Deri tani kam takuar vetëm një person nga Republika e Kosovës që ishte në favor të ndryshimit të kufijve. Ky është ish-presidenti Hashim Thaçi”, ka thënë Mandl.

Ai tha se kjo ide është e rrezikshme dhe duhet gjetë rrugë të tjera. Duke komentuar publikimin e ‘non-papers’, Mandl tha se ka forca të mëdha në botë që duan të përçajnë shoqërinë evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *