Rreth gjysmë million dollarë amerikanë të falsifikuar raportohet të jenë kapur nga policia në Maqedoninë e Veriut.
Siç transmeton Alsat, një pjesë tjetër e parave të falsifikuara dyshohet se janë në qarkullim në tregun e zi.
Nga aksionet e policisë maqedonase, në disa lokacione në Shkup, raportohet për të arrestuar dhe për kapje të parave të falsifikuara.
Nga bastisja e një garazhi në rrugën Bojmija, në lagjen Aerodrom të Shkupit janë gjetur pothuajse 400.000 dollarë amerikanë të falsifikuar. Paratë mbaheshin në një qese letre, dhe ishin me vlerë nominale nga 100 dollarë. Në garazh është gjetur një pako me 149 ekstaza.