Për shkak të rrezikut nga përhapja e pandemisë, mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut pritet të zhvillohet (online) përmes internetit edhe gjatë gjysmëvjetorit të dytë.

Megjithatë, vazhdimi në këtë formë i mësimit po kundërshtohet nga Unioni i Shkollave të Mesme.

Siç transmeton REL, krytari i këtij Unioni ka njoftuar se gjatë javës tjetër do të ketë takime me ministrin e shëndetësisë, ministren e arsimit dhe kryeministrin, për të diskutuar “temën e rihapjes së shkollave”.

Ndërsa, profesori i Pedagogjisë, Xheladin Murati, mbështet kërkesat e nxënësve, ndërsa i vlerëson të mëdha dëmet që ata kanë pësuar prej mësimit nga distanca.

“Vlerësoj se nxënësit janë më të aftësuar për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ndërsa kujdesi i mësimdhënësve do të jetë gjithashtu në nivel më të duhur, kurse edhe kujdesi i prindërve do të jetë në nivelin e pritur,” ka thënë Murati.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *