Zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë rezultate të ndryshme, derisa partitë në pushtet dhe ato në opozitë kanë treguar për komunat ku kanë triumfuar dhe ku shkojnë në balotazh.
Nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë festuar epërsinë në Shkup, që pritet të jetë në balotazh, derisa kanë deklaruar se janë fitues në 22 komuna dhe në 20 të tjera do të jenë në balotazh.
Nga Lidhja Social Demokrate kanë thënë se beteja nuk ka përfunduar duke rikujtuar rrethin e dytë zgjedhor, por edhe kjo parti ka shpallur fitoren në disa komuna që në rrethin e parë zgjedhor.
Për dallim nga ciklet e kaluara zgjedhore, të dielën në mbrëmje para mediat nuk është paraqitur kryetari i saj, njëherësh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, transmeton REL.
Ndërsa, Ali Ahmeti i BDI-së ka shpallur fitoren në tri komuna: Saraj, Likovë dhe Pllasnicë.
Ndërkohë, Zijadin Sela, drejtues i koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa njoftoi fitoren në dy komuna dhe hyrjen në garën e rrethit të dy në pesë komuna tjera.
Pjesëmarrjen në zgjedhje ishte mbi 50 për qind nga rreth 1.8 milion qytetarë më të drejtë vote.