Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, e ka zgjatur edhe për 14 ditë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Ai tha se kjo po bëhet pasi duhen zbatuar masat ekonomike dhe sociale për të zbutur pasojat e pandemisë.

Panderovski se vendimi për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka lidhje me datën e zgjedhjeve, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në bazë të parashikimeve, zgjedhjet duhet të mbahen më 21 qershor, por për këtë duhet të vendosin liderët e partive në një takim te presidenti javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *