Maqedonia e Veriut depozitoi të premten në Uashington instrumentin e NATO-s për anëtarësim.
Në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Shtetit Pompeo shkruan “Sic ka thënë Presidenti Trump, Aleanca e NATO-s ka qenë mburoja për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare për më shumë se 70 vjet. Antarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO sjell një integrim më të madh, reforma më të gjera demokratike dhe stabilitet më të madh në të gjithë rajonin”.
Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski në një video-mesazh thekson se “edhe përskaj periudhës së vështirë nëpër të cilën po kalojmë nuk mundemi t’u gëzohemi dhe t’i shënojmë këto ngjarje ashtu siç ka hije, megjithatë, bëhet fjalë për suksese historike, të cilat pas tre dekadave pavarësi, përfundimisht e vërtetojnë sigurinë maqedonase dhe e garantojnë të ardhmen tonë.”
Ambasadorja amerikane Kate Mary Byrnes duke e përshëndetur aktin e zyrtarizimit të Shkupit në Aleancën e NATO-s theksoi se është krenare për këtë, transmeton Zëri i Amerikës.