Maqedonia e Veriut depozitoi të premten në Uashington instrumentin e NATO-s për anëtarësim.

Në​ një​ deklaratë​ pë​r shtyp, Sekretari i Shtetit Pompeo shkruan “Sic ka thë​në​ Presidenti Trump, Aleanca e NATO-s ka qenë​ mburoja pë​r paqen dhe sigurinë ndë​rkombëtare pë​r më​ shumë​ se 70 vjet. Antarë​simi i Maqedonisë​ së​ Veriut në​ NATO sjell një​ integrim më​ të​ madh, reforma më​ të​ gjera demokratike dhe stabilitet më​ të​ madh në​ të​ gjithë​ rajonin”.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski në një video-mesazh thekson se “edhe përskaj periudhës së vështirë nëpër të cilën po kalojmë nuk mundemi t’u gëzohemi dhe t’i shënojmë këto ngjarje ashtu siç ka hije, megjithatë, bëhet fjalë për suksese historike, të cilat pas tre dekadave pavarësi, përfundimisht e vërtetojnë sigurinë maqedonase dhe e garantojnë të ardhmen tonë.”

Ambasadorja amerikane Kate Mary Byrnes duke e përshëndetur aktin e zyrtarizimit të Shkupit në Aleancën e NATO-s theksoi se është krenare për këtë, transmeton Zëri i Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *