Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë “nuk janë as të mira e as të këqija”, ka thënë zv.ndihmës sekretari i SHBA-së për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar.
“Janë të komplikuara,” ka shtuar ai, transmeton N1.
Gjatë një bisede për Al Jazeera, Escobar tha se shpreson që partneriteti që ekziston me Serbinë do të ndihmoj në stabilitetin e regjionit.
I pyetur rreth Bosnje e Hercegovinës, ai tha se aty nuk do të ketë luftë dhe se SHBA nuk kanë sanksione për këtë vend.
“Sanksionet mund të drejtohen kundër individëve, por ende jemi në fazë të dialogut,” ka thënë Escobar duke paralajmëruar se entietet nuk kanë autoritet kushtetues të largohen njëanshëm nga institucionet.
Në lidhje me Malin e Zi, zv.ndihmës sekretari amerikan tha se shpreson që autoritetet në këtë vend të refuzojnë zërat që e distancojnë atë nga Evropa.