Sot, nga data 15 prill (e mërkure), ora 06:00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës me vendime të veçanta, hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimet merren specifikisht për komunat e rrezikuara dhe për komunat e karantinuara. Këto masa kanë për qëllimi “parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19”.  

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar edhe intervalet e lejimit të lëvizjes. Aty shihet se lëvizjet e qytetarëve, në bazë të numrit të parafundit personal, do të ndryshojnë çdo tre ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *