Aksioni Policisë së Kosovës i nisur më 31 mars nëpër “call center” në Prishtinë e Ferizaj ka rezultuar me ngrirjen e 2.4 milionë euro.
Aksioni nëpër “call center” kishte nisur nën dyshimet për mashtrim të qytetarëve gjermanë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se këto para dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “mashtrimit” dhe “krimit të organizuar”, transmeton Koha.net.
Deri tani janë sekuestruar edhe nëntë vetura, janë arrestuar 18 persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobilë që janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.