Vozitësi i Red Bull, Max Verstappen, ka arritur të fitoj titullin e kampionit në Formula 1 duke e mposhtuar Lewis Hamilton në rrethin e fundit gjatë një finale emocionuese në Abu Dhabi.

Ekipi britanik i Mercedesit ka protestuar ndaj rezultateve por ato u janë hedhur poshtë.

Një rreth para fundit, gara kishte rifilluar me Verstappen me goma të reja derisa Hamilton ishte në të vjetrat dhe në fund holandezi arriti të kap titullin e tij të parë.

Festa e Verstappen u ndërpre nga protestat e ekipit të Mercedes dhe i është dashur më shumë se katër orë të pres për të vazhduar festën.

Siç transmeton BBC, ky përfundim i dha fund një sezoni që do të mbahet mend si një nga më interesantët dhe më garuesit në historinë e Formula 1 dhe për të cilin do të flitet gjatë.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *