Protesta e sotme e thirrur nga ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka shpërthyer në dhunë kundër selisë së Partisë Demokratike, kryetar i të cilës kishte qenë dikur.

Siç transmeton VOA, aktet e dhunës nisën shumë më herët se të mbërrinte mesdita që ishte koha e paralajmëruar si momenti i nisjes së protestës.

Dera kryesore e selisë u hap me forcë, përpara se zoti Berisha të mbërrinte në oborrin e selisë së PD-së.

Dritaret në katin e parë u hapën gjithashtu me forcë duke thyer xhamat. Protestuesit u ndalën në pjesën e hollit, ku u gjendën përpara dyerve të tjera të përforcuara me veshje hekuri.

Me anë të një deklarate, Partia Demokratike reagoi duke u shprehur se “Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme!”.

Për situatën e krijuar pati reagime të shumta nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Në një postim në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim shkroi se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *