Projekti i Komunës së Prishtinës për ndërtimin e “Parkut të Aventurave” në parkun e Gërmisë do të  mbetet i pezulluar.

Gjykata Supreme ka vendosur që ky projekt të mbetet i pezulluar deri në vendimin përfundimtar për rastin.

Përmes një konferencë për media, “Grupi për Studime Juridike dhe Politike” dhe “Qytetarët Aktiv” kanë bërë të ditur se gjykata e shkallës më të lartë ka refuzuar ankesën e Komunës së Prishtinës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, transmeton KOHA.

Deri në këtë pikë është arritur pas padisë së GLPS dhe Qytetarët Aktiv për të anuluar projektin që, sipas tyre, leja mjedisore për këtë projekt është dhënë në kundërshtim me mbrojtjen e natyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *