Numri i vogël i personave që dënohen për korrupsion në Kosovë mbetet tregues i mosfunksionimit si duhet të sistemit të drejtësisë.

Sipas IKD-së dhe GLPS-së, kjo ndodh si pasojë e mungesës së aktakuzave të forta dhe të bindshme nga prokurorët jo profesionistë, transmeton Insajderi.

“Në vitin 2019 në mars IKD-ja kishte publikuar raportin nga monitorimi i 3 viteve të fundit të sistemit të drejtësisë ku kishte dalë me statistika mbi 70% të rasteve mbyllen në prokurori dhe më e keqja është se këto raste mbyllen pa kontroll gjyqësor dhe nënkupton që prokurorët janë të zot dhe ata vendosin nëse do ta hapin një rast apo ta mbyllin dhe askush nuk i kontrollon.” ka thënë Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *