Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë do të kenë të drejtë vote 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
Lista përfundimtare e votuesve është certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Në këtë listë janë përfshirë 90 mijë votues që në zgjedhjet e fundit kanë votuar jashtë vendit.
“Në raport me votuesit e rinj që do të kemi për zgjedhjet e 17 tetorit janë 24 mijë votues të rinj që kanë arritur moshën 18-vjeçare dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale”, tha Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, transmeton Koha.net.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor edhe pse Insituti i Shëndetësisë Publike kishte rekomanduar që ato të shtyhen për shkak të pandemisë së Covid-19.