Mbi 1 milionë persona janë të prekur nga koronavirusi në gjithë botën, tregojnë të dhënat e fundit nga Johns Hopkins University.
Ndërkohë, deri më tani janë shënuar 53,000 viktima, derisa mbi 210,000 persona janë shëruar.
Përpos viktimave, pandemia është duke shkaktuar edhe dëme të mëdha ekonomike. Gjatë javës së kaluar, në SHBA janë regjistruar shtesë si të papunë 6.6 milionë amerikanë.
Gjithashtu, edhe në Spanjë të dhënat kanë treguar se janë humbur afër 900,000 vende pune që nga mesi i muajit mars.