Kosova ka pranuar të martën mbi 100 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19 të prodhuara nga Pfizer/BioNTech.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar për mbërritjen e vaksinave, derisa ka paralajmëruar ardhjen e dozave të tjera gjatë javëve në vazhdim.
“Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë”, ka shkruar Vitia në Facebook.
