Rritja e pagës minimale në 264 euro prek rreth 30% të tregut të punës apo rreth 105 mijë punonjës, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP.

Në raportin e bazuar nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës thuhet tutje se 94% e të afektuarve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat.

Raporti ka vlerësuar se përveç një numri të punonjësve te sektori i sigurisë, rritja e pagës minimale nuk e prek fare sektorin publik, transmeton KOHA.

Qeveria e Kosovës në prill miratoi projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale. Sipas tij, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

GAP-i ka thënë se marrë parasysh ndikimin që mund të ketë rritja e pagës minimale në punësim, nivelet tjera më të larta të pagës minimale sikurse prej 300, 350 dhe 400, e prekin një numër të lartë të punonjësve në tregun e punës dhe mund të dëmtojnë qytetarët dhe ekonominë e Kosovës, duke vlerësuar se sektorët më të afektuar janë ata me shkallën më të lartë të informalitetit në vend.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *