Franca ka regjistruar të dielën numërin më të madh të infektimeve me Covid-19.

Mbi 100 mijë raste të reja të infektimeve u regjistruan në vend gjatë njëzet e katër orëve të fundit, numri më i lartë ditor që nga shpërthimi i pandemisë.

Edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të sëmundjes është dyfishuar në Francë përgjatë muajit të fundit derisa varianti i ri Omicron detyroi autoritetet të marrin masa të reja kundër përhapjes së pandemisë, transmeton EuronewsAlbania.

Shumica e rasteve të infektimeve të reja ndërlidhën me variantin Omicron, për të cilin ekspertët thonë se do të jetë variant dominues në Francë ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *