Mbi 100 të vdekur dhe më shumë se 4,000 të lënduar kanë mbetur pas shpërthimit që ndodhi ditën e martë në kryeqytetin Beirut në Liban. Qindra persona janë të zhdukur.
Nga sot, e mërkurë, vendi është futur në ditë zie që do të zgjas tre ditë.
Shpërthimi i djeshëm ndodhi në një depo ku ishin të vendosura 2,750 tonë të përbërësit kimik ammonium nitrate i cili përdoret si fertilizues në agrikulturë dhe si eksploziv.
I gjithë qyteti e kishte dëgjuar shpërthimin e djeshëm derisa një re e madhe e mbuloi gjithë pjesën ku ndodhi shpërthimi.
Siç transmeton BBC, shpërthimi ishte dëgjuar edhe në ishullin e Qipros, 240 kilometra larg, ku njerëzit kishin menduar se bëhej fjalë për një termet.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se shpërthimi në Beirut mund të ketë qenë një sulm i paramenduar.