Mbi 16 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar deri tani me vaksinën kundër Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po vazhdon vaksinimi për personat e grup-moshës 75-79 vjeç që janë me sëmundje kronike.
“Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Aty bëhet e ditur se saktësisht deri tani janë vaksinuar 16.132 qytetarë të Kosovës.