Më shumë se 18 mijë persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit në Shqipëri.
Përmes një shënimi në Facebook, Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar për numrin e të vaksinuarve gjatë muajit nëntor.
“Më shumë se 18 000qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag,” ka shkruar Manastirliu.