Numri i të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka kaluar 20 milionë persona.
Sipas të dhënave të Johns Hopkins University numri i të vdekurve ka arritur 736,000.
Nga këto shifra, Shtetet të Bashkuara të Amerikës kanë më së shumti të infektuar, pesë milionë. Ndërsa, Brazili ka regjistruar tre milionë të infektuar; India 2.2 milionë; Rusia rreth 900,000 dhe Afrika e Jugut 560,000.
Në muajin mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi globale virusin i cili shpërtheu në fund të vitit 2019 në qytetin Wuhan në Kinë.