Së paku 43 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë shpallur të humbur pas reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjet që shkaktuan në Gjermaninë perëndimore.

Reshje të mëdha ka patur edhe në disa pjesë të Belgjikës, ku deri tani raportohet për gjashtë persona të vdekur.

Zyrtarët e qytetit belg Liege kanë urdhëruar të gjithë banorët që të largohet nga vendbanimet e tyre.

Në Gjermani, nga reshjet e fundit janë prekur rëndë vendbanimet në regjionin Rheinland – Palatinate.

Për shkak të vërshimeve nga reshjet e dendura në zonën e Eifelit në një fshat të vogël në Eifelort të landit Rheinland-Palatinate janë shembur gjashtë shtëpi natën, transmeton DW. Sipas të dhënave të policisë po vazhdojnë kërkimet për 70 persona që konsideorhen të humbur.

Edhe në luginat në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë prej reshjeve të dendura shkaktuar prej rrymës ajrore të presionit të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *