Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në 4,000, derisa ekziston frika se ky numër mund të arrij deri në 100,000.
Presidenti Donald Trump ka qenë i drejtpërdrejtë të martën duke shprehur frikën se çfarë mund të ndodh gjatë ditëve në vazhdim.
“Dua që secili amerikan të përgatitet për ditë të vështira që na presin,” është shprehur Trump. “Do të jenë dy javë shumë, shumë të dhimbshme.”
Siç transmeton BBC News, sipas disa parashikimeve të bëra bazuar në numrin e vdekje në rritje çdo ditë, ekziston frika se numri mund të arrij shifrën mes 100,000 dhe 200,000 viktimave.