Në Kosovë janë vaksinuar mbi 648 mijë persona me dy vaksinat kundër Covid-19.

Në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se deri tani janë vaksinuar me të dy dozat 648.218 persona.

Ndërsa, numri total i dozave të administruara deri tani është 1 milion e 467 mijë e 104.

Me një vaksinë deri tani janë vaksinuar 827.886 persona.

Në raportin e publikuar ditën e mërkurë tregohet për një rast të vdekjes në njëzetekatër orët e fundit, derisa raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 1.043.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *