Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës janë nën hetime për korrupsion, ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.
Ai ka thënë se mosluftimi i korrupsionit ashtu si duhet po ndodh për shkak të mungesës së vullnetit politik.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Havolli tha se në rastet e ndryshme korruptive janë të përfshirë zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, kryetarë komunash, anëtarë këshillash drejtues, anëtarë bordesh, e të tjerë.
Lexo më shumë këtu