Gazëtarë dhe pjesëtarë të stafit të webfaqes së lajmeve Index, në Hungari, kanë lëshuar punën duke akuzuar qeverinë se ka bërë përpjekje për të shkatërruar këtë medium.

Index.hu është media e fundit e pavarur në Hungari dhe kryeredaktori i saj, Szabolcs Dull, është shkarkuar të martën, pas një mosmarrëveshjeje midis menaxhmentit dhe stafit editorial për një riorganizim të propozuar të redaksisë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Gazetarët thanë se shkarkimi ka qenë “ndërhyrje e qartë” dhe përpjekje për të bërë presion mbi webfaqen.

Ka një kohë që kryeministri konservator hungarez, Viktor Orban, e ka quajtur mediumin Index.hu si “fabrikë të lajmeve të rreme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *