Është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për krijimin e institutit që do të merret me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pjesë e takimit ka qenë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

“Sot po vazhdojmë me fazën e dytë që do të përgatisë koncept-dokumentin e krimeve të kryera gjatë luftës”, ka thënë ndër të tjera Kurti, transmeton Express.  

Ministrja Haxhiu tha se deri tani ka munguar vullneti politik në adresimin e këtij problemi, duke shtuar se mbështetja e ministrisë dhe Qeverisë nuk do mungojë.

“Ky grup punues do të punojë edhe në atë se pse iniciativa të tilla kanë dështuar, dhe të mundohemi që të mos bëjmë gabime si përpara, e të fokusohemi në punën përpara”, tha Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *