Artisti Sislej Xhafa i është bashkuar kampanjës së Muzeut Kombëtar të Arteve të Shekullit 21 në Romë, përmes një performance në një nga metrotë e New Yorkut.

“Zitti” në gjuhën italiane do të thotë “Mbylle gojën”, dhe kështu mban emrin performanca e artistit kosovar, videoja e të cilit është shpërndarë në rrjetet sociale të muzeut italian.

Ndërkohë, Xhafa e ka shpjeguar domethënien e kësaj paraqitjeje artistike. “T’i thuash dikujt ‘mbylle gojën’ do të thoshte se ata ishin të mbyllur, të karantinuar ose të mbajtur të burgosur”, ka thënë Xhafa për Koha.net.

“’Zitti’ si performancë është bërë për herë të parë në stacionin e metrosë në Londër. Ndërsa në New York është e njëjta në këtë kohë pandemie, por në një kontekst tjetër kohor dhe hapësinor”, ka thënë ai. Sipas tij, vepra ngelet e hapur për interpretime të ndryshme. Përderisa ka krahasuar veprën sa i përket aspektit kohor, ai ka thënë se para shekullit XX, shprehja “mbylle gojën” rrallë përdorej si imperativ dhe kishte një kuptim tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *