Q Magazine, revista e mirënjohur e gazetarisë për muzikën rok në Mbretërinë e Bashkuar, është mbyllur pas 34 vite publikim.
Redaktori Ted Kessler ka njoftuar përmes Twitter se pandemia e koronavirusit ka bërë që të mos jetë i mundshëm vazhdimi i publikimit të revistës.
“Më duhet të kërkoj falje për dështimin tim që ta mbaj në qarkullim revistën Q”, ka thënë ai.
Shitja e revistës kishte rënë në 28,000 kopje në muaj nga 200,000 sa kishte pasur gjatë vitit 2001.
Revista Q ishte themeluar në vitin 1986 nga shkruesit Mark Ellen dhe David Hepworth. Gjatë asaj kohe kishte nisur edhe përdorimi i madh i CD-ve, derisa revista ishte kujdesur që të ofroj rishikime dhe kritika të thelluara për albumet dhe këngët nga zhanri rok i muzikës.