Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe ka votën time për të ndodhur liberalizimi i vizave për qytetarët e saj, është shprehur David James McAllister, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Fatkeqësisht, ka disa shtete anëtare që ende e bllokojnë këtë, dhe unë e kuptoj zhgënjimin në Prishtinë, Kosovë dhe shpresoj shumë që Këshilli do të arrijë t’i bindë disa shtete anëtare që kanë akoma rezerva që ka ardhur koha që vendit të fundit në Evropë që nuk gëzon ende lirinë e udhëtimit pa viza me BE t’i jepet ky status”, ka thënë McAllister për DW.

I pyetur rreth rinisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka sqaruar se Bashkimi Evropian “ka një rol rreptësisht ndërmjetësues”, derisa i mbetet të dy palëve që të avancojnë drejt zgjidhjes së problemeve.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *