Pas dhjetë dite pritet të fillojë viti i ri shkollor me prezencë fizike të mësimdhënësve dhe nxënësve.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për medie ka njoftuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet që vitit i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike më 13 shtator.

“Parashihen skenarët A, B, C dhe është shtuar skenari i rikthimit në shkolla me prezencë të plotë. Javën e ardhshme kemi takim me drejtoritë komunale dhe SBASHK-un”, ka thënë Pupovci, transmeton Zëri.

Ai ka thënë se 77% e mësimdhënësve në Kosovë janë vaksinuar dhe se rekomandimet nga OBSH janë për hapje të shkollave.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *