Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe asaj së Serbisë do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Washington për të biseduar në lidhje me dialogun.
Kështu ka njoftuar i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell.
“Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtarë, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun.”
Grenell ka shtuar se, nëse palët nuk ndahen të kënaqura nga bisedimet gjatë takimit, atëherë ato do t’i kthehen status-quos.
“Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjnë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mirëpres këto diskutime” ka shkruar Grenell në Twitter.