Në më pak se tre muaj që nga rasti i parë i raportuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, më shumë amerikanë kanë vdekur nga kjo sëmundje sesa 58,220 persona që vdiqën gjatë luftës në Vietnam.
Shifra e të vdekurve nga koronavirusi ka mbërritur në 58,365, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Ndërkohë, një nga këshilltarët kryesor shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë, Dr Anthony Fauci, ka paralajmëruar se përhapja e virusit është largë nga përfundimi. Ai ka thënë se vendi do të jetë në situatë më të rëndë gjatë vjeshtës nëse deri atëherë shkencëtarët nuk arrijnë të gjejnë një ilaç efektiv.
Fauci tha se është e pashmangshme që virusi do të rikthehet në sezonat e ardhshëm, derisa mund të mos largohet fare gjatë stinës së verës.