Mediat e famshme në gjithë botën po vazhdojnë të shpërndajnë lajmin për akuzën e ngritur ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.
The Guardian shkruan se në njoftimin e lëshuar të mërkurën, nga një prokuror i dhomave të specializuara të Kosovës, thuhet se Hashim Thaçi dhe të tjerë të dyshuar janë “përgjegjës për afër 100 vrasje”.
Të tjera akuza përfshijnë zhdukje të detyruar, persekutim dhe torturë.
Edhe DW ka raportuar lajmin, duke theksuar se Thaçi, 52 vjeqar, sikurse shumë nga politikanët aktual të Kosovës, kanë luajtur rol të rëndësishëm në lëvizjen rezistente gjatë luftës së fundit në vend.
Ndërkohë, në raportimin e The Washington Post, përmendet edhe vizita që Thaçi është paraparë të bëjë këtë të shtunë në Shtëpinë e Bardhë, për tu takuar më Presidentin serb Aleksandar Vuçic.