Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar vendet perëndimore se në rajonin e Baltikut mund të ketë një dislokim të armëve bërthamore.

Medvedev dha paralajmërimin duke reaguar pas qëndrimeve të Finlandës dhe Suedisë për të shqyrtuar mundësitë e anëtarësimit në NATO.

“Nuk mund të flitet më për një status pa armë bërthamore për Baltikun, ekuilibri duhet të rivendoset”, tha zoti Medvedev, i cili ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012.

Siç transmeton VOA, Lituania tha se kërcënimet e Rusisë nuk ishin asgjë e re dhe se Moska kishte vendosur armë bërthamore në Kaliningrad shumë kohë përpara luftës në Ukrainë.

Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO, një strukturë ushtarake themeluar në 1949 për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik, do të shënonte një nga zhvillimet më të mëdha strategjike evropiane lidhur me luftën në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *