Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar gjatë ditës së enjte një videokonferencë.

Siç bëhet e ditur nga zyra e kancelares Merkel, ata kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe ekonomike, procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe reformat përkatëse, si dhe rreth situatës në rajon, transmeton DW.

Ndër të tjera, Kancelarja Merkel dhe Presidenti serb janë  shprehur edhe për rifillimin sa më të shpejtë të dialogut të normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë dhe Presidenti Vuçiq ka premtuar se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ta bërë këtë dialog të suksesshëm dhe për të shmangur pengesat e ndërsjella, në mënyrë që të krijojë një atmosferë konstruktive dhe të hapur për bisedimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *