Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka cilësuar si të pazakontë situatën e krijuar në mbarë botën me përhapjen e koronavirusit, duke thënë se është edhe më e pazakontë se gjatë kohës së krizës bankare.

“Kemi të bëjmë me një problem shëndetësor, një sfidë shëndetësore për të cilën shkencëtarët dhe mjekësia ende nuk kanë një përgjigje”, tha Merkel, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Pra, është detyra jonë para së gjithash të shpëtojmë jetën e njerëzve, sa më mirë që të mundemi, dhe së dyti të vazhdojmë aktivitetin ekonomik”, tha ajo.

Më parë Merkel kishte deklaruar se për shkak të mungesës së vaksinës, deri në 70 për qind e popullatës së Gjermanisë mund të infektohen me koronavirusin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *