Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërkurën se është kundër caktimit të afateve për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Nuk besoj në caktimin e datave,” është shprehur Merkel para gazetarëve që po përcjellin samitin në Slloveni.

“Besoj në mirësinë e premtimeve tona: sapo të plotësohen kushtet, mund të ndodh zgjerimi,” ka thënë Merkel, transmeton Reuters.

Kancelarja gjermane tha se caktimi i afateve do të ishte presion për BE-në, pavarësisht nëse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përmbushur kushtet e vendosura nga 27 vendet anëtarë të bllokut.

Ndërkohë, nga samiti i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka qenë Presidneti i Këshillit të Evropës ai që ka pranuar se brenda bllokut ende ka diskutime rreth kapacitetit për anëtarësime të reja.

“Me siqneritet të plotë, ende ka diskutime në mes të 27 vendeve rreth kapaciteteve tona për të pranuar anëtarë të rinj,” ka thënë Charles Michel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *