Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është takuar të hënën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku theksoi se është interes gjeo-strategjik i Bashkimit Evropian që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e bllokut.
Rreth dialogut Kosovë-Serbi, kancelarja gjermane la të kuptohet se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të ndodh në fund të procesit.
“Të gjithë e dinë që Kosova nuk njihet nga të gjitha vendet anëtare të BE -së. E parë nga perspektiva evropiane, kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë që anëtarët e BE-së të pajtohen për procesin e pranimit. Patjetër që nuk ka kuptim të flasim gjithmonë për problemin e fundit para se problemet e tjera të mos zgjidhen”, tha kancelaria Merkel, transmeton VOA.
Ndëkrohë, Vuçiq tha se e kupton që Serbia nuk mund të futet në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Ne zhvillojmë bisedime seriozisht. Jemi të gatshëm të bisedime për zgjidhje kompromisi, të rregullojmë marrëdhëniet tona, të kemi liri të lëvizjes së njerëzve, mallrave e kapitalit dhe jam i sigurt që do të gjendet një zgjidhje kompromisi. Por, jemi të ndërgjegjshëm se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, tha presidenti serb.