Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe bashkë mund të krijohet një e ardhme më e mirë, ka thënë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Duke folur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, ai deklaroi se çdo zgjerim e ka bërë BE -në më të mirë dhe ka çuar në atë që është sot – një bashkim idesh, solidariteti dhe diversiteti.

“Ne e dimë se BE -ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor i nevojiten njësoj BE -së. Së bashku mund të ëndërrojmë dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për BE -në”, tha ai, transmeton KlanKosova.

Ai kujtoi se Bashkimi Evropian filloi me vetëm gjashtë anëtarë, derisa sot ka 27 shtete anëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *