Kabineti qeveritar gjerman vendosi të mërkurën për ligjin e “shansit për të drejtë qëndrimi”. Një lajm i mirë për ata që duhet të kalonin prej vitesh në Gjermani nga një leje “Duldung” në tjetrën.

Ministrja Federale e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser (SPD), tha se synimi i kësaj pakete të pare të migracionit është formësimi i politikave të migracionit.

Ai synon t’i japë fund praktikës së deritanishme të zakonshme të “duldung”-eve të njëpasnjëshme (Kettenduldung), transmeton DW.

Ligji kap ata azilkërkues të refuzuar, pra, me Duldung, që në daten 1 janar 2022 kanë qenë prej së paku pesë vjetësh në Gjermani. Nëse miratohet nga Bundestagu, sipas projektligjit aktual, atyre do t’u jepet një leje qëndrimi njëvjeçare, të rinjve deri trevjeçare.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *